Eva Carneiro ka vendosur të padisë Chelsean për lirim nga detyra. Ish mjekja e Chelsea-t, Eva Carneiro ka vendosur të padisë skuadrën londineze për lirim nga detyra e saj në kushte presioni. Në Britaninë e Madhe, ajo që njihet si “constructive dismissal”, është vepër penale kur punëdhënësi krijon një ambient armiqësor për punëmarrësin dhe nuk i jep mundësinë që të luftojë për të mbajtur vendin e punës. Avokatët e Carneiros kanë përgatitur të gjitha dokumentet ligjore, të cilat janë dorëzuar edhe në zyrat e skuadrës së Chelsea-t, dhe pritet që në vazhdim palët të ftohen në seancën dëgjimore.
“Blutë” dhe avokati i mjekes kanë tre muaj që negociojnë për të arritur një marrëveshje, por të gjitha përpjekjet kanë dështuar. Në rast së ka marrëveshje përpara seancës së parë dëgjimore, atëherë çështja pushon dhe gjithçka mbyllet pa filluar. Deri më tani, Federata angleze ka shpallur të pafajshëm Jose Mourinhon dhe skuadrën e Chelsea-t në lidhje me akuzat që janë ngritur për sjelljen ndaj Eva Carneiros.