Albin Kurti, Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, reagon lidhur me nismën për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kurti thotë parimet e gjithëpërfshirës dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale.
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Kurti.
g.kosovari