Seria i HBO-së, Chernobyl fitoi tre “Emmy” dhe i solli një audiencë të re historisë së katastrofës bërthamore të vitit 1986 në Ukrainë. Por gruaja në qendër të saj, Lyudmila Ignatenko, bashkëshortja e njërit prej zjarrfikësve të parë që vdiq thotë se ajo nuk e dha kurrë lejen që të tregohej historia e saj dhe pretendon se tani është e detyruar të fshihet për shkak të ngacmimit të mediave.
Lyudmila foli për Olga Malchevska ruse të BBC në intervistën e saj të parë që nga transmetimi i serialit. ”Kur mësova ppër herë të parë se do të kishte një film për mua, u ndjeva e lënduar dhe e trazuar. Arriti puna deri në atë pikë sa gazetarët do të godisnin derën time me këmbë për ta hapur që të arrinin të regjistronin një intervistë me mua”, tha ajo.
Prillin e vitit 1986 gruaja ishte shtatzënë dhe po shijonte një martesë të lumtur me Vasily Ignatenko, një zjarrfikës në centralin bërthamor të cernobilit. Ai ishte ndër të parët që vdiqën pas katastrofës, të helmuar prej rrezatimit të frikshëm të asaj që do të kishte fatkeqësia më e rëndë e këtij lloji në botë.
Ludmilla thotë se që kur doli seriali, është përballur me një breshëri kritikash. “Më thoshin së kam vrarë fëmijën tim, se shkova të takoja tim shoq në spital duke qenë shtatzënë, por nga ta dija unë që rrezikohej fëmija që mbaja në bark? Ne atëherë nuk dinim asgjë për rrezatimin”, shprehet e tronditur gruaja. Fëmija i Ludmillës, vdiq vetëm katër orë pas lindjes.
g.kosovari