Ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë, Presidenti i klubit të futbollit të Cërrikut, “Turbina”.
“Arrest shtëpie” vendosi Gjykata ndaj 45-vjeçarit Gentjan Gjoka, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Kujtojmë se Gjoka u arrestua gjatë së enjtes, në kuadër të operacionit të koduar “Lokalizimi”.
Nga ana e policisë u bë lokalizimi i tij në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesën e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.
Nga verifikimet e bëra rezultoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim për llogari Policisë Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkohë pas arrestimit të katër ditëve më parë ai akuzohet për për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
/a.r