Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet nismat që kontribuojnë drejt një axhende për krijimin e një tregu të përbashkët për rajonin tonë. Kështu shprehet sekretarja e përgjithshme e këtij këshilli, Majlinda Bregu, e cila shtoi së keto nisma duhët të zhvillohen në nivel gjithpërfshirës, sepse sipas saj, është e pamundur t’i mbijetosh sfidave, kur Ballkani sot nuk dallohet për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
“Ne nuk kemi detyrë tjeteër vetëm të nxisim dhe të mbështesim ide të cilat çojnë përpara bashkëpunimin rajonal. Ky është mandati që kemi. Çd bashkëpunim dhe çuarja përpara e marrëdhënieve të mira, përmirësimi i nivelit të tregtisë rajonale apo dhe projekte të tjera rajonale të bëhen në nivel gjithpërfshirës. Është e pamundur t’i mbijetosh sfidave në një kohë kur Ballkani sot nuk dallohet për nivel ekonomik të qëndrueshëm për të përballuar sfidat globale”, tha Bregu.
Sipas Majlinda Bregut, ky bashkëpunim rajonal, i ashtuquajtur Minishengen Ballkanik do të përkthehet në rritje ekonomike për keto vende, dhe konkretisht sipas saj parashikohet një rritje prej 7% të GDP. Takimi i kësaj të shtune i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ishte i treti pas atij në Novi Sad të Serbisë dhe Ohër të Maqedonisë.
“Të gjitha vendet e Ballkanit kanë mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me BE. Por ka vetëm rritje të GDP 1.3%. Në rast se ne kemi ecurinë si të BE dhe vendeve tona GDP rritjet me 7%. Europa nuk lindi se ishte në ADN-në e qytetarëve që sot jetojnë në Europë por lindi nga nevoja për të bashkëpunuar , për të qenë më të fortë, për një treg të përbashkët dhe për të përballuar sfidat globale”, shtoi Bregu. /e.s/