Për shkak të motit të keq janë pezulluar të gjitha linjat e trageteve te udhëtarëve drejt Korfuzit.
Porti ka pezulluar lundrimin edhe për varkat e peshkimit që prej orës 4 të mëngjesit të sotëm. Asnjë mjet lundrimi nuk është i lejuar të dalë në det deri në një njoftim të dytë.
Po kështu, duhet thënë se moti i keq vijon edhe në të dyja brigjet e Adriatikut. Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00, ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit. /e.s/