Njerëzit ulen në lokale për pak minuta qetësi, për të ngrënë ose për të pirë diçka ndërkohë që çlodhen e shijojnë shoqërinë e miqve. Por disa lokale bëhen tërheqës edhe për pamjet unike që ofrojnë.
Këta janë disa nga lokalet, bare apo restorante të ndryshëm nëpër botë, që njihen pikërisht për pamjet e veçanta e marramendëse që u ofrojnë klientëve.
Coq d’Argent, Londër . Lokali është në një lulishte të ndërtuar mbi çatinë e një ndërtese, prej ku shihen pjesë të rëndësishme të qytetit, si Banka Qendrore dhe katedralja Saint Paul.
Ozone, Hong Kong, është në katin e 118-të të hotelit Ritz Karlton, rreth 500 metra mbi nivelin e detit. Lokali më i lartë në botë.
Top of the Mark, San Francisco, ofron pamje 360 gradë të qytetit. Mund të shihet edhe ura Golden Gate dhe ishulli Alkatraz.
Nga Three Sixty, në St. Louis të Amerikës, mund të shihen ndeshje të stadiumit aty poshtë, si dhe pamje të lumit Misisipi.
Nga bari “Katër Stinët” në Aer të Mumbait, Indi, mund të shihet gjithë qyteti, deri te Deti Arab.
Bar –restorant “Galaxy” në Athinë të Greqisë ka pamje të Akropolisit, Sheshit Sintagma, Parthenonit, etj…
O2 Lounge në hotelin Riz Carlton të Moskës ofron pamje të Kremlinit dhe të Sheshit të Kuq, si dhe të Katedrales “Krishti Shpëtimtar”.
Blu Bar në Sidnej të Australisë ofron pamje të mrekullueshme të qytetit, si dhe një martini që kushton 10,000 dollarë. Lokali ndodhet në katin e 36-të të hotelit Shang-Ri, me pamje nga porti, Opera e Sidnejt e zona të tjera.
Nga Skye Bar në San Paulo, Brazil, mund të shihet i gjithë qyteti dhe parku Ibirapuera.
Në Sky Bar, Bangkok, Tajlandë, të merren mendtë edhe pa pirë gjë. Është 250 metra mbi nivelin e detit. Ka pamje fantastike të qytetit dhe shfaqet te filmi The Hangover Part II.
The Roof, Los Angeles. Në Los Anxhelos ka shumë bare në tarraca pallatesh, por the Roof është i vetmi që ka pamje nga Hollywood Hills.
TOP Mountain Star, në Hochgurgl në alpet e Austrisë, ndodhet në një resort për ski që gjendet 3000 metra mbi nivelin e detit.
La Vue, Paris, tregon dritat e qytetit nga këndi më dramatik, me kullën Eifel jo shumë larg që aty. Është një nga vendet më romantike të qytetit.
Wythe Hotel në Bruklin të Nju Jorkut ka pamje fantastike të Manhatanit.
Hoteli Saniya Palace në Agra të Indisë nuk është i shtrenjtë, dhe luksin e ka te pamja, pasi që nga ky bar-restorant mund të shihet shumë mirë Taxh Mahali.
New York Bar, në Tokio të Japonisë, jep pamje madhështore të qytetit, dhe shfaqet në filmin “Lost in Translation”.
Vertigo and Moon Bar, në Bangkok, përkthehet “bari i marramendjes dhe i hënës”, dhe është emri më i përshtatshëm që mund t’i jepej. Gjendet në katin e fundit të hotelit Banian, prej ku shihet i gjithë qyteti.
Lokali 360, në Stamboll, u lejon klientëve të shohin dy kontinentet, Europën dhe Azinë, që nga Ura e Bosforit e deri te kisha e Shën Sofisë,.
Al Sarab Rooftop Lounge në Dubai, ka pamje nga i gjithë qyteti dhe nga Shkretëtira Arabe, ku perëndimit i diellit duket një mrekulli më vete.
AirBar, Las Vegas. Në “qytetin e mëkateve” nuk mbarojnë mrekullitë, por bari me pamjen më të bukur është AirBar, te kulla Stratosphere. Lokali më i lartë në Las Vegas.
Vista Bar në Kepj Taun të Afrikës së Jugut ofron pamje paronamike të qytetit dhe të malit madhështor.
g.kosovari