Moti keq ka përfshirë një pjesë të Evropës perëndimore. Një nga vendet që është prekur më shumë nga moti i keq është Spanja.
Ditët e fundit Spanja është duke vuajtur reshjet e forta të shiut dhe kanë sjellë përmbytje të mëdha, kryesisht veri të vendit.
Video e mëposhtme është xhiruar në qytezën Reinosa, ku rrugët janë kthyer në lumenj nga reshjet e mëdha të shiut.
Katet e para të ndërtesave kanë përfunduar totalisht nën ujë, ndërsa makinat që kanë qenë të parkuara në rrugë janë marrë nga uji. Banorët e përshkruajnë situatën si më të rëndën një historinë e vendit.