Një i ri nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndalur dhe ka tentuar të largohet.
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.K.,21 vjeç banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë gjatë patrullimit kanë konstatuar një automjet i cili bënte parakalime të gabuara dhe i kanë dhënë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi.
Menjëherë shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, ku drejtuesi braktisi mjetin dhe tentoi të largohej me vrap por s’ka mundur dot pasi është vënë në pranga nga Policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë”.
/a.r