Siç ishte lajmëruar, Lindita Theodhori ishte e ftuar mbrwmw në skenën e Festivalit të Këngës, në të cilin kthehet pas 30-vjetësh. E emocionuar, por shumë e lumtur që ngjitet në skenën e Festivalit pas 30-vjetësh.
Pas rikthimit me nostalgji të kompozitorit të njohur Agim Krajka dhe rikujtimit të shumë hiteve të tij, në skenë ngjitet këngëtarja Lindita Theodhori për të kënduar edhe një herë “Kafe Flora”, një krijim 50-vjeçar i Krajkës. Pas performancës, artistja falënderoi publikun dhe shprehu mirënjohjen.
“Jam jashtë mase e lumtur në këto momente, fluturoj me krahë. T’iu them një sekret: Unë jam larguar nga skena e këtij festivali në vitin 1989, ka kaq shumë vite, sigurisht që unë kam kënduar në çdo vend të botës ku ka shqiptarë, po ka kaq shumë vite që më ka munguar kjo skenë që më ka rritur, që më keni munguar ju, ju jeni miqtë e mi të dashur, jo vetëm ju, por dhe ata që na shikojnë nga ekrani, festivali gjithashtu. Së bashku, më keni rritur mua me kaq shumë dashuri dhe respekt. Nuk di si t’ua shpërblej. Do doja të kisha një jetë shumë të gjatë që të mundja”,- tha Lindita.
/a.r