Stuhia “Elsa”, me erëra të forta dhe reshje shiu të dendura, ka goditur disa pjesë të Europës duke i marrë jetën katër personave në Spanjë dhe Portugali.
“Elsa” gjithashtu ka krijuar probleme të shumta në Britaninë e Madhe dhe Francë.
Dy persona humbën jetën në Spanjë për shkak të stuhisë “Elsa”, e cila prodhoi erëra deri në 160 km/orë, përmbytje, rrugë të mbyllura dhe pezullim të mësimit në shkolla, kurse dy viktimat e tjera u regjistruan në Francë dhe Portugali ku prej alarmit të kuq të lëshuar nga autoritetet në 9 rrethe në veri dhe qendër të vendit, u evakuuan me qindra banorë.
Mëngjesin e sotëm, një tjetër stuhi, ajo e njohur me emrin Fabien, ka zbritur në ngushticën detare që lidh Marokun, Francën dhe Spanjën, duke vështirësuar lundrimin në det. /e.s/