Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka reaguar pas vendimit të komisionit hetimor për zgjerimin e hetimit të kreut të shtetit Ilir Meta dhe kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias nëse ka shkelur Kushtetutën me ngërçin e krijuar.
“Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale. Ky “solidaritet” vërteton se krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim.
Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës. Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës. Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje” tha ai.
g.kosovari