Kreu i shtetit deklaroi në përfundim të aktivitetit të organizuar nga Avokati i Popullit se do ta shikojë me vëmendje miratimin e paketës anti-shpifje dhe më pas do të flasë me argumente.
“Do ta shoh me vëmendje, pasi janë ndryshime të minutave të fundit, do të shikojmë për të zbardhur të gjitha aktet dhe relacionet përkatëse dhe përgjigja do të jetë në kohën e duhur, e argumentuar dhe transparente” tha Meta duke paralajmëruar kthimin e ligjit në Kuvend.
Vetë kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar kthimin e ligjit nga Meta, kur tha se ai do të hyjë në fuqi pas vitit të ri.
/a.r