Personi që shihni në foto është Devis Hoti, i cili u arrestua pasi akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duçi në Korçë.
‘BalkanWeb’ mëson se 18-vjeçari është kushëri i viktimës, konkretisht djali i hallës. Pas hetimeve, policia arrestoi të riun, pasi dyshohet se mund të jetë ai autor i vrasjes. Hoti është person me precedentë penale, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Kujtojmë se dje 45-vjeçari u gjet i pajetë para dyqanit të tij (ishte dhe lokal) ndërsa në trup kishte plagë të shkaktuara nga thika si dhe ishte i djegur në kokë, pasi autori ka tentuar që ta djegë me benzinë.
Deri më tani nuk dihen arsyet e krimit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.