Një 43-vjeçar shqiptar me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në Selanik.
Nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit, por mediat greke thonë se shqiptar ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
I arrestuari akuzohet për një vrasje në Shqipëri në vitin 1997. Por ndërkohë sipas autoriteteve gjermane, ai ka qenë i përfshirë edhe në një rast vrasje në Gjermani.
Krimet e shqiptarit nuk përfundojnë këtu. Në vitin 2003 në Selanik, ai kishte kryer një grabitje të armatosur në degën e një banke. Për këto vepra penale, shqiptari ishte dënuar me 20 vjet burg.
I arrestuari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.
/a.r