Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pasditen e sotme ka mbledhur Kryesinë e partisë, ndërsa janë zbardhur disa detaje nga diskutimet. Lideri demokrat ka akuzuar qeverinë se dështoi me menaxhimin e pasojave pas tërmetit tragjik.
Ai u ndal edhe tek ligji i miratuar për mediat, duke nënvizuar se synimi është që t’u bëhet presion që të mos publikohen abuzimet dhe korrupsioni.
“Gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojën mediave. Rama kërkon t’u mbyllë gojën mediave, duke i bërë presion kujdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin. Qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive”, mësohet të ketë thënë Basha.
Më tej ai është shprehur se ish-ministri i Brendshëm që mbushi me kanabis Shqipërinë dënohet me shërbim prove, ndërsa Ervin Salianji që e denoncoi dënohet me burgim.
/a.r