Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar me ironi betimin e tetë anëtarëve të rinj të SPAK-ut te Presidenti.
“Urim i vonuar për SPAK-un. Kaq gëzim të madh dhe të njëkohshëm, saç po shprehet sot për ngritjen e SPAK-it, në Shqipëri nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave.
A thua se këta prokurorët e e rinj, që u betuan paradite në Presidencë, do të hetojnë e çojnë në bankën e të akuzuarve ata fatkeqët e goditur më shumë nga tërmeti.
Ndërsa Lutfi Dervishi me tha se i ngjajnë me delet, që emocionohen nga takimi i parë me ujkun” shkruan ai.