Dy deputetë të opozitës në parlament, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri propozojne ndryshime ne Kodin Zgjedhor, duke depozituar sot ne Kuvend draftin qe sipas tyre synon nje sistem me lista të hapura.
Me anë të një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit, Murrizi në kuadër të Reformës Zgjedhore kërkon amendimet të cilat përkojnë me ndryshimet në kodin zgjedhor. Përmes amendamenteve, dy deputetët e opozitës në parlament, kërkojnë sistem zgjedhor me lista të hapura.
Ne draftin e depozituar nga dy deputetet e Kuvendit te Shqiperise, propozohet qe “numri i kandidateve ne listen shumeemerore te nje partie nuk duhet te jete me i vogel se numri i mandateve per Kuvendin, apo ato te Keshillit vendor perkates dhe nuk mund te jete me i madh se 10% me shume nga numri i mandateve qe do te zgjidhen per Kuvendin apo numrit te mandateve per keshillin vendor perkates”.
Opozita e re prej fillimit të tryezës për Reformën Zgjedhore ka patur si kusht jo vetëm ndryshimet në kodin zgjedhor por edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual i cili është me lista të mbyllura.
g.kosovari