Prokurorët bolivianë lëshuan sot një urdhër arresti për ish-presidentin Evo Morales, në azil politik në Argjentinë.
Urdhri u lëshua mbi akuzat për rebelim, terrorizëm dhe financimin të terrorizmit.
E përditshmja “El Deber” raportoi se një tjetër urdhër arresti u lëshua për Faustino Yucra Yarwi-n, anëtar kryesor i partisë së majtë “MAS” të Morales-it. Yucra Yarwi dyshohet se ka ndihmuar ish-presidentin Morales të nxisë protestat kundër presidentes së përkohshme, Jeanine Anez.
Javën e kaluar Morales u largua nga Meksika për në Argjentinë, ku iu dha e drejta e statusit të refugjatit.
“Nuk kam frikë nga arrestimi” deklaroi Morales, duke shtuar se nuk mund të gjejnë asnjë provë kundër tij. /e.s/