Në Athinë është viti i gjashtë që qindra persona të veshur si babagjyshë vrapojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Gara simbolike prej 2.5 kilometrash ka qëllime bamirësie. Secili prej pjesëmarrëve paguan 12 euro, para të cilat shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Këtu ndërkohë jemi në Paris. Me një pjesëmarrje më të gjerë, rreth 4 mijë babagjyshë vrapojnë në vitin e 42-të të garës.
Të rinj dhe të moshuar të veshur bardh e kuq, përshkuan 10 kilometra për të mbledhur 11 mijë euro që shkuan në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga leucemia.
Përpos qëllimit, garat e përvitshme të babagjyshëve shihen si pjesë integrale e atmosferës festive të fundvitit. /e.s/