Anxhela Peristeri fitoi mbrëmë çmimin “Kënga e Vitit”, në 15-vjetorin e “Çmimeve Kult”.
“Pa mua” ishte kënga e shpallur fituese, e kënduar nga Anxhela Peristeri dhe e kompozuar nga Kledi Bahiti.
Anxhela deklaroi se të ardhurat nga ky trofe do shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
“Shume e nderuar qe akademia Kult vleresoi ‘Pa mua’ si kengën e vitit mes 5 kolegeve e miqve ne gare. Kjo kenge me ka dhene nje dashuri te madhe nga publiku, nje trofe per nje kompozim jashte festivaleve nga Kledi Bahiti qe e meriton kete cmim njesoj si une! Sic e thashe edhe ne skene, njoftova akademine qe te ardhurat e trofeut te shkojne per te prekurit e termetit te 26 Nentorit. Ju faleminderit te gjitheve”, shkruan Anxhela. /e.s/