Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në Kryeministri. Ky fakt është bërë i ditur nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, i cili ka postuar disa foto në rrjetet sociale.
Ai theksoi se në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje.
“Kryeministria gjithashtu u troshit nga tërmeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje. Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikëpamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qëndrueshmërinë e objektit. Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni.
(Foto e pare: gjendja pas tërmetit; dy fotot e tjera: ndërhyrja konstruktive me fibra karboni) ”, shkruan Shkreli.