LEZHE- Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë Etjen Xhafaj tha se ka shkuar ka shkruar në 189, numri i familjeve që ka pësuar bonus qiraje në qarkun e Lezhës, bashkë me 59 të tjera të miratuar ditën e sotme.
Xhafaj tha se po vijon puna me grupet e verfikimit të dëmeve në terren, ndërsa ka vijuar prishja e pallateve 131 dhe 133 në Laç.
Ai tha se në shkallë qarku janë ngritur 379 çadra në të cilat janë strehuar 1393 banorë
293 çadra dhe 1103 qytetarë në bashkinë Kurbin
41 çadra dhe 147 qytetarë në bashkinë Lezhë
35 çadra dhe 143 qytetarë në bashkinë Mirditë
Lezha ishte një ndër tre qarqet më të prekura nga tërmetit i 26 Nëntorit. (Shqiptarja.com)