Prokuroria e Krimeve të Rënda i ofroi statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Redjan Rrajës. Ky i fundit ndodhet nën për atentatin e datës një nëntor kundër prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, shokut të tij Aleksandër Laho si dhe shoferit Andi Maloku.
Ky i fundit gjeti vdekjen në spital. Siç bejne me dije burime jozyrtare pranë grupit të hetimit 34 vjeçari ka refuzuar të përfitoje statusin e bashkëpunëtorit dhe për rrjedhojë të fitojë mbrojtje të posaçme, pasi vazhdon t’i qëndrojë alibisë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai nuk ka qenë në automjetin prej nga u qëllua me kallashnikov.
Por grupi i hetimit, i cili e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, ka prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin.
Më kryesoret gjurmë që u vërtetojnë hetuesve se dentisti ka qenë njeri nga tre atentatorët që qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte Ndoja, Laho dhe Maloku janë siguruar tashmë.
Ky atentat është kryer në kuadër të grupit kriminal shtoi një nga pjesëmarrësit në grupin hetimor dhe veç disa pistave nuk përjashtohet edhe ajo e angazhimit të një grupi kriminal në Durrës, që besohet të ketë “punësuar” Rrajën.
Ndërkohë, prokurorët nuk kanë përfituar asnjë të dhënë me interes për hetimin nga marrja në pyetje e dy shënjestrave të atentatit Arjan Ndoj dhe Aleksander Laho, si dhe të shoferit të tij të fundit, që ishte duke udhëtuar në një mjet të dytë. por që ka këmbëngulur se nuk ka pare asgjë./tch
g.kosovari