Qeveria e kancelares Angela Merkel ka diskutuar me zyrtarët gjermanë të biznesit dhe të sindikatave strategjitë për tërheqjen e punëtorëve me aftësi profesionale nga jashtë Bashkimit Europian, në kushtet kur vendi po përpiqet të zgjidhë çështjen e mungesës së profesionistëve të kualifikuar. Kancelarja Angela Merkel u tha gazetarëve se qasja e qeverisë së saj ndaj problemit do të ishte më shumë trajnime për gjermanët dhe tërheqja e më shumë njerëzve të kualifikuar nga vendet e tjera të BE-së. Por, duke e ditur se vetëm kjo do të ishte e pamjaftueshme, Gjermanisë i duhet të sjellë punëtorë nga jashtë BE-së.
Merkel tha se Gjermania do të duhet t’ua lehtësojë punëtorëve të kualifikuar marrjen e vizave për të filluar sa më shpejt në vendet e reja të punës. Ajo tha gjithashtu se duhet punuar që Gjermania të shihet si një vend tërheqës për t’u sistemuar.
“Nuk jemi ne të vetmit që kërkojmë punëtorë të kualifikuar në botë,” tha ajo. “Në këtë fushë ka një konkurrencë të madhe.”
Legjislacioni mbështetës për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar që do të hyjë në fuqi më 1 Mars do t’ua bëjë më të lehtë shtetasve jashtë BE-së të marrin viza për të punuar dhe për të kërkuar punë në Gjermani.
Lehtësitë që aplikohen aktualisht për ata që duan të të diplomohen në universitetet gjermane do zgjerohen pas 1 marsit tek emigrantët me kualifikime profesionale dhe njohuri të gjuhës gjermane.
Gjermania kryesisht ka më shumë nevojë për profesionistë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe për infermieri, ku ka mjaftë vende të lira pune, por pa përjashtuar edhe sektorë të tjerë sin ë rrjetin hekurudhorë ku sipas të dhënave të fundit, në tre vitet e ardhshme kompanitë do të zëvendësojnë rreth 100 000 punëtorë që dalin në pension. Pagat në këtë sektor shkojnë nga 34,000 deri në 52,000 euro në vit, në varësi të pozitës dhe përvojës së punëtorëve.
“Shumë kompani në Gjermani kërkojnë urgjentisht punëtorë të aftë, madje edhe në një kohë kur ekonomia është dobësuar,” thotë Eric Schweitzer, president i Shoqatës së Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Gjermane. Për më shumë se gjysmën e kompanive, mungesa e punëtorëve të aftë është aktualisht rreziku më i madh për biznesin.”
Konfederata e Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve tha se Gjermania ka nevojë për të paktën 100 000 punëtorë të kulaifikuar dhe se procesi për tërheqjen e tyre duhet të ecë shpejt, të mos jetë i gjatë dhe burokratik.
Për arritjen e qëllimit, u pa e nevojshme rritja e aksesit të punëtorëve të kualifikuar në portalin informative të qeverisë gjermane “Make it in Gjermany” (“Arrijeni suksesin në Gjermani”).
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se digasteri i tij do të rrisë aftësitë për të përpunuar vizat dhe për të dixhitalizuar procesin. /e.s/