Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar ndaj gazetarit Koloreto Cukali, duke qenë se ai është një ndër zërat më aktivë kundër projektligjit të mazhorancës, për shpifjen.
POSTIMI I PLOTE
“Zoti Cukali!
Shpifja është cënim barbar i lirive të individit!
Shpifja është krim i rëndë kundër lirisë së individit.
Boll i dolet zot shpifjes!
E ke provuar ndonjehere shpifjen ne kurriz?
Ke qene ndonjehere ne shtepine tende, me familjaret e tu, prinder e femije dhe, te eshte perplasur ne fytyre shpifja: Ke vrare njerez; Ke shitur droge!
Po te flete njeriu qe i ka vuajtur keto ne kurriz mu ne shtepine e tij;
Po te flete njeriu qe ka nje vandak me letra te policise kriminale, prokurorise e gjykates qe deshmojne shpifjen e ndyre te portaleve qe po u del zot!
Veterregullim do besh ti?
Javen qe shkoi u denuan 7 portale per shpifje kriminale!
Cfare akti veterregullues ke ndermarre ti?
Zero!
Po mo po, gjykata i denoi!
Ti cfare akti veterregullues ke ndermarre?
As qe te pyet Syri, Tyri, Lyri, Myri, Andy, Mandy, Tony, Jetua, Kasua etj etj!
Beni gjene me të thjeshte:
Mos shpifni, kaq!
Po ishit te zote, thoni te verteten”, shprehet Braçe në reagimin e tij.