• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“400 donatorë europianë, ndihma për Shqipërinë”. Soreca rrëfen momentet pas tërmetit dhe telefonatën me Ramën

by Java News
17/12/2019 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, foli në A2 CNN rreth situatës së krijuar nga tërmeti. Soreca tregoi së pari momentet e para të tragjedisë që preku Shqipërinë.

Ai tha se kontaktin e parë e kishte pasur me kryeministrin Edi Rama mëngjesin e 26 nëntorit, dhe më pas u vu në lëvizje për të ofruar asistencën e BE.

“Së pari, i dërgova një mesazh për të kuptuar situatën. Për pak orë, ne patëm atë qendrën tonë të përgjigjeve ndaj emergjencave, të cilët kishin biseduar me të gjithë kryeqytetet e BE. Ky është një sistem tejet efikas, ku menjëherë kryeqytetet tregojnë gatishmërinë e tyre”, tha Soreca.

Duke folur për mekanizmin e emergjencave të BE, ai tregoi detaje se si ky mekanizëm u vu në lëvizje në kohë rekord, duke sjellë në Shqipëri grupet e kërkim-shpëtimit nga disa vende të BE. “Kjo qendër punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kështu që ata kanë mundësinë të kontaktojnë të gjitha shtetet anëtare gjatë gjithë kohës. Kështu që kur vjen një kërkesë nga një shtet anëtar apo një shtet kandidat si Shqipëria, është njësoj për ne. Fillon puna në mënyrë të menjëhershme. Është një listë njerëzish që mund të japin përvojën e tyre. Reagimi nga shumë njerëz ka qenë i menjëhershëm”, tha Soreca.

Tani, që procesi i vlerësimit të dëmeve vijon, ambasadori i BE foli dhe për rindërtimin. Ai u shpreh se fondi prej 15 milionë euro që dha Komisioni Europian janë vetëm hapi i parë i ndihmës së Bashkimit Europian për Shqipërinë, ndërsa tha se Konferenca e Donatorëve që do të zhvillohet në Shqipëri në fund të janarit, pritet të mbledh rreth 300-400 përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, institucioneve finaciare dhe shteteve të ndryshme.

“Ne jemi të nderuar që do të organizojmë këtë konferencë. Kjo konferencë do të ndodhë në Shqipëri, duke marrë në konsideratë që do të jenë 300-400 përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave ndërkombëtare, të institucioneve ndërkombëtare financiare, të shteteve të ndryshme.

Ne besojmë që do të organizohet nga fundi i janarit, pasi ne besojmë që ky proces i vlerësimit të dëmeve pas kësaj fatkeqësie të jetë kryer në mënyrë që të jemi të sigurt për shifrat. Presidentja e Komisionit do të marrë pjesë në këtë konferencë. Angazhimi është për 15 milionë euro që janë për Shqipërinë dhe kjo është pjesë e angazhimit tonë. Ky është hapi i parë fare për ndihmën për Shqipërinë”, tha Soreca.

Por, ambasadori ka një këshillë për institucionet shqiptare në lidhje me vlerësimin e dëmeve. Sipas tij, sa më mirë të përpilohet raporti, do të ketë më shumë mundësi që donatorët të shohin se në cilët zëra do të sjellin para. “Mendoj se në varësi të raportit që do të përpilohet.

Sa më i mirë që të jetë ky raport aq më shumë do të kenë mundësi donatorët të shohin se nga cilët zëra do të mund të sjellin para”, tha Soreca. Ndërsa në fund ai bëri dhe një vlerësim të menaxhimit të situatës nga ana e strukturave shtetërore dhe qeverisë shqiptAre.

Qeveria e Shqipërisë ka reaguar ndaj tërmetit në mënyrë të menjëhershme. Është krijuar mekanizmi me ministrin Çuçi, me kolegë të tjerë të qeverisë dhe natyrisht që mund të ketë dobësi si në çdo proces. Ashtu siç e thash edhe më parë, edhe në këtë proces është pjesa e vlerësimit pas situatës që do të shikojmë.

Në fakt, Shqipëria do të duhet të ketë edhe një mekanizëm pikërisht për Mbrojtjen Civile, një mekanizëm të fortë për të reaguar në lidhje me këto situata. Kjo konferencë donatorësh do të ndihmojë edhe për këtë gjë”, përfundoi Soreca. /e.s/

Next Post
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në KiE mesazh Parlamentit: Rishikoni paketën “Anti-shpifje”

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në KiE mesazh Parlamentit: Rishikoni paketën “Anti-shpifje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com