Një sipërfaqe toke në Radhimë me vlerë 2.3 milionë euro është vënë në sekuestro preventive si pasuri e përfituar nga veprimtaria kriminale.
Ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve.
Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë.
/a.r