Që në fillim të vitit, në mbarë botën janë vrarë të paktën 49 gazetarë dhe profesionistë të tjerë të medias për punën e tyre. Më shumë se gjysma e tyre në pesë vende Siri, Meksikë, Afganistan, Pakistan dhe Somali.
Sipas organizatës “Reporterë pa kufij” (RSF), rreth gjysma e 400 gazetarëve të burgosur në mbarë botën janë kryesisht në tri vende, Kinë, Egjipt dhe Arabi Saudite.
“Qeveritë kanë rritur presionin te personat që punojnë në media”, deklaroi zëdhënësi i RSF-së, Michael Rediske.
Sipas RSF-së, vetëm në Kinë ndodhen 120 profesionistë të medias të burgosur.
Më shumë se 40% e tyre janë gazetarë që janë përpjekur të shpërndajnë informacion të pavarur përmes rrjeteve sociale.
Pjesa më e madhe e të burgosurve të shtuar në vitin 2019, i përkasin pakicës myslimane ujgure.
Rediske deklaroi se një vend në paqe si Meksika është po aq i rrezikshëm për gazetarët sa Siria e përçarë nga lufta.
Vendet me më shumë gazetarë të vrarë ishin Siria, me 10 profesionistë të medieve të vrarë, Meksika (10), Afganistani (5), Pakistani (4) dhe Somalia (3).
Në të gjithë Amerikën Latine janë vrarë 14 gazetarë.
/a.r