Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan.
Teksa publikon fotografi nga takimi, ai e cilëson si mjaft të frytshëm.
“Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i International Republikan Institute për Europën me të cilin folëm për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Basha.
Ai shton se vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern.