Gjenerali Pervez Musharraf, ish-udhëheqësi ushtarak i Pakistanit, është dënuar me vdekje në një seancë gjyqësore speciale në Islamabad.
Trupa gjykyese e përbërë nga tre anëtarë e dënoi atë për tradhëti kombëtare, pas një procesi të gjatë gjyqësor që kishte nisur prej vitit 2013.
Gjenerali Musharraf e mori pushtetin në një grusht shteti ushtarak në 1999 dhe shërbeu si president i vendit nga 2001 deri në 2008.
Ai aktualisht ndodhet në Dubai pasi u lejua të largohej nga vendi për trajtim mjekësor në vitin 2016.
Akuza ka të bëjë me pezullimin e Kushtetutës nga Gjenerali Musharraf në 2007 kur ai vendosi rregullin e urgjencës në një veprim që synonte të zgjasë mandatin e tij.
/a.r