Pasditen e sotme kryeministri, Edi Rama ishte në një takim me banorët e Vaqarrit, në Tiranë, ku krahas inspektimit të gjendjes nuk i kurseu edhe batutat.
Teksa u bëri premtimin se shtëpitë që do të ndërtohen nga fillimi do të jenë njësoj si ato që ndërtohen në Amerikë e Gjermani, Rama (duke qeshur) tha se mos fillonin banorët dhe nxirrnin fëmijët në rrugë.
Kaq mjaftoi që kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të theksonte se kjo jo vetëm që nuk ndodh, por në Vaqarr banorët kanë pasur edhe një lloj solidariteti.
Pas kësaj Rama tha fjalën e fundit: “Ne katnarët e Tironës jemi t’marë”.
Pjesë nga batuta:
Rama: Do bëjmë shtëpi më të vogla sesa ato që janë shtëpi pensionistësh po themi se kemi parë disa raste. Pastaj më të mëdha sipas numri të anëtarëve të familjes. Duam ta bëjmë shpejt këtë proces. Shtëpitë do të jenë njësoj si ato që ndërtohen në Amerikë, Gjermani, si ato që bëhen në shumë zona dhe besojmë që do të jetë një cilësua jetë krejt tjetër”.
Pra në total për tu rindërtuar janë vetëm 45 shtëpi, të tjerat janë për tu riparuar. Mos nxjerrin kalamaj rrugëve këta.
Veliaj: Jo, jo kryetar.
Rama: Po më dëgjo mu.
Veliaj: Pas 21 ditësh ua qartë kush ka dëme. Plus që këtu ka edhe një lloj solidariteti në komunitet.
Rama: Ne katnarët e Tironës jemi t’marë.
Ne duam që në shtëpitë e fshatit deri në mes të viti tjetër të kemi bërë një volum goxha të rëndësishëm dhe brenda viti tjetër ti kemi mbyllur të gjitha. Ndërkohë që në kryeqytet është diç ka më e komplikuar. Ne duam që në 2021 të jetë mbyllur procesi dhe ose të kesh hyrë në shtëpi, ose po e sheh shtëpinë duke u ndërtuar dhe e ke letrën në dorë.
g.kosovari