Disiplina gjobit Tiranën dhe Partizanin me gjobë pas dëmeve të shkaktuara nga tifozët në Air Albania stadium.
Derbi i së premtes së shkuar në “Air Albania Stadium” ishte derbi i rekordeve për prezencë tifozësh dhe arkëtimesh duke e shndërruar impiantin e ri në një ambient festiv.
Por jo çdo gjë ka shkuar siç duhet pasi në stadium dy tifozeritë kanë shkaktuar dëme. Te sektori i tifozëve të kuq janë thyer 15 stola ndërsa më shumë se 50 tek ai bardheblu.
Për këto arsye, por edhe për përdorimin e mjeteve piroteknike, disiplina e FSHF ka gjobitur me nga 2 mln lekë klubet dhe i detyron të zhdëmtojnë stadiumin.
VENDIMI
1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë.
KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.
3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo. /e.s/