Nga ARTUR AJAZI
Pas vitit 1992, në Shqipëri mund të bëheshe edhe pse pa arsimin e duhur, fare lehtë gazetar. Ishte ushtar i “partisë” dhe zbrisje nga malet, fushat dhe kodrinat, dhe hop bëheshe “gazetar”. Ishte miku i deputetit, ministrit, kryeministrit, shefit apo drejtorit të policisë, shefit të redaksisë, apo dhe shoferit të një dikasteri, dhe hop bëheshe “gazetar”. Si bëheshe ? Fare lehtë, duke share,shpifur (vulgarshëm) për kundërshtarin politik apo dhe personal të shefit, apo “Të Madhit” dhe ishe në rregull. Pastaj pajiseshe edhe me ndonjë “kartë gazetari”, dhe gjithçka dukej sikur ishte në normalitet.
Madje shumica e atyre që pas vitit 1992, erdhën në Tiranë pasi nuk kishin mbaruar as shkollën e mesme, mbaruan me “korrespondencë” edhe fakultete të rëndësishme, u bënë edhe “prof. As. Dok” dhe sot janë në majat e shtypit të “lirë” në disa media të vendit. Fakti është se pas ndryshimit politik në Shqipëri, në rast se ishte gojëpërdalë, natyrisht ishte “gazetar” i mirë, në rast se ishte shpifës i specializuar, padyshim ishe një “gazetar qëndrestar”, në rast se ishte një fabrikues i mirë dosjesh boshe, ishe edhe mik i shefave atje lart. Pra ishte krijuar një lloj pareti mykotik, që vetëm media e lirë dhe e pavarur nuk ishte.
Duke nisur nga piramida e lartë e shtetit, sinjalet dhe zarfet u shkonin redaksive “vartëse” nga ku shahej me libër shtëpie çdo kundërshtar politik e personal, madje duke nxjerrë edhe inate të vjetra qysh nga vitet’ 80 me disa syresh. Dhe fakti është se shqiptarët, edhe pse nuk ishin dakort me këtë katandisje të medias, sikur kishin rënë dakort me situatën në të cilën ishte ajo për afro çerekshekulli. Shqiptarët ishin mësuar të dëgjonin dhe lexonin çdo ditë në faqet e para të gazetave, shkrime dhe “bëma” të shkruara pikërisht nga ata që ishin bërë “gazetarë” nga partia dhe jo shkollimi.
Çdo gojëpërdalë, shiste lajmin e rremë dhe shpifjen si “lajm të parë”, ku fuste në sherr gjithë dynjanë, dhe veçse profesionalizëm nuk bënte. Por më e keqja ishte dhe është edhe sot, se pikërisht këtë lloj gazetarie, e ka mbrojtur dhe po e mbron me zjarr e dëshirë, pikërisht ajo që e “lindi”, Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj. Edhe pse nuk e kanë lexuar fare projektligjin, edhe pse nuk e dinë se ç’përmban ai projektligj, ata i janë sulur me gojëpërdalët, duke treguar se sa urgjente është miratimi i atij projektligji në Parlament.
Në Shqipëri nuk mund të ketë më media dhe gazetarë, që nuk u përmbahen kritereve të etikës, dhe rregullave më elementare të mirësjelljes me cilindo që ndodhet në krahun tjetër të politikës. Koha e ushtarëve të bindur, dhe atyre që bëjnë “heroin” në media ka ikur dhe nuk duhet të kthehet më. Qysh nga grekët e lashtë, gazetari përfaqësonte në vetvete, (anthropo tu lau) një “njeri të popullit”, dhe jo një shpifës gojëpërdalë në shërbim të politikës.
Projektligji i prezantuar , do tu presë pikërisht rrugën abuzimit , një kallëpi të tillë “gazetarësh” që nuk i ka lidhur dhe nuk do ti lidhë kurrë asgjë, me fjalën e lirë. Në çdo vend demokratik, shtypi është i lirë, deri kur ai nuk cënon lirinë e individit, e qytetarit të lirë. Mbrojtja epike që ish-opozita e vjetër po i bën “fjalës së lirë” dhe atyre që mbledh rreth tryezave të saj, duke sulmuar projektligjin, (në një kohë që askush nuk e ka lexuar nga SHQUP-i) tregon sa problem e ka Lulzim Basha dhe Doktori me të vetët, bllokimin me masa ligjore të shpifjes, lajmeve vrastare dhe nxitjes së urrejtjes ,duke stimuluar me mediat e tyre që kanë mungesë të theksuar profesionalizmi.
Turo e ke shume sakte
Nuk mbeti legen pa u bere gazetar
Turp me nje fjalor rrugacesh
Nuk mbeti injorant, lopcar dhe i pagdhendur qe nuk u be gazetar