Edhe pse që prej Çadrës, Lulzim Basha i ka sulmuar mediat me emra, sot ai ka ngritur “alarmin”.
Madje ai ka guxuar deri aty, saqë është shprehur më herët se gazetarët nuk punojnë dhe se punën e tyre po e bën ai.
“Edhe sot disa media thonë “sipas Partisë Demokratike”… Po mirë, nuk mjafton fakti që punën që duhet të bëjnë mediat e bën opozita por edhe kur bën opozita punën prapë së prapë disa media thonë “sipas PD”. I ftoj këto media të bëjnë detyrën e tyre” – ka thënë Basha një vit më parë.
Por sot , në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi ligjin antishpifje si “Propozim për të instaluar edhe me ligj censurën”.
Ai tha se kjo që po ndodh është dramatike, duke thënë se opozita nuk e njeh ligjin “anti-shpifje”.
Sipas tij, situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensivë kundër liriëe ëe shprehjes dhe se pa lirinë e medias nuk ka liri politike.
Basha tha se shteti e nisi kryesinë e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias.
Kryedemokrati deklaroi se “Ne na bashkon interesi publik”.
/a.r
Nje nga rastet e sulmeve ndaj mediave: