Parlamenti sot pritet që të hedhë poshtë dy dekretet që ka kthyer Presidenti Ilir Meta pas votimit në Kuvend. Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik socialistët me shumë gjasa do të rrëzojnë kërkesën e Presidentit për rishqyrtimin e ligjit për Rininë.
Në 9 Dhjetor kreu i shtetit e ktheu ligjin me argumentin se dy nene bien ndesh me parimet kushtetuese dhe krijojnë mundësinë e një varësie politike të drejtpërdrejtë të organizatave rinore, ç’ka rrjedhimisht do të përbënte shtrembërim të vullnetit të të rinjve shqiptarë dhe cenim të vetë demokracisë. Ndërkohë që po ditën e sotme, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave do të shqyrtohet edhe dekreti për korporatën e investimeve shqiptare.
Në 9 Nëntor kreu i shtetit kthimin e ligjit e argumentonte duke theksuar se nuk është i qartë, shkel parimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, cenon të drejtën e pronës si dhe shkel parimet kushtetuese. Po ashtu Meta thekson se krijimin i një ligji të veçantë për krijimin e Korporatës është i panevojshëm.
/a.r