Ministri kosovar Behgjet Pacolli bëri bujë si ndër të parët nga shqiptarët e pasur, që u solidarizua me pasojat e tërmetit tragjik, në Durrës e Thumanë, ku premtoi 1 milion dollarë dhe nisi madje i pari në ndërtimin e kompleksit për rimëkëmbjen e Shqipërisë.
Por e ka qenë e lehtë dhe si e ka vënë pasurinë Pacolli?
Përmes një postimi, sot në Hamburg, ai tregoi se 46 vite më parë, kur ka qenë emigrant në këtë qytet, kishte bërë rënda fizike për të mbaruar studimet.
“Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi! Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike (trajtimin e anijeve të mallrave) për të financuar studimet e mia. Ishte ndjenjë emocionuese të gjendem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugosllavisë por qytetar i Republikës së Kosovës. Mbrëmë këtu inaugurova Konsullatën gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës”, tha Pacolli në mesazhin e tij.
/a.r