“Unë kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë time atje, ndërsa në Suedi u rrita dhe kam jetën time”, tha deputetja shqiptare në Parlamentin Evropian.
Duke folur për marrëdhëniet mes dy shteteve, Arba Kokalari tha se beson fort që në një të ardhme, Shqipëria të bëhet anëtare e komunitetit të Bashkimit Europian.
“Ndryshimet midis Shqipërisë dhe Suedisë i kam parë gjithmonë si pasuri dhe vlera. Shpresoj dhe besoj se Shqipëria do t’i bashkohet komunitetit europian një ditë.
Se marrëdhënia midis Suedisë dhe Shqipërisë, në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera, duhet të vijojë të rritet, sepse do të ishte një gjë shumë e mirë për të ardhmen e të dy vendeve”, u shpreh Arba Kokalari, njëkohësisht politikane në Suedi.
Mbesa e shqiptares Musine Kokalari luajti rolin e avokates së Shqipërisë për sfidat drejt rrugës evropiane.
/a.r