Helmimi i dy të rinjve që kishin vetëm pesë ditë të martuar tronditi Librazhdin. Dy të rinjtë, Rezarta dhe Olsian Hajdari u gjetën në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit.
Si pasojë, Rezarta mbylli sytë në spital, ndërsa bashkëshorti është në gjendje të rëndë.
Vëllai i të ndjerës ka treguar se si ndodhi ngjarja, duke thënë se ka dyshime që të jenë helmuar nga xhelozia se duheshin shumë.
“Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta”, u shpreh vëllai i tij për Gazeta Shqip.
Ai shtoi se të afërmit e dhëndrit kanë thënë se janë helmuar me mangall, por nuk e beson aspak.
“Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli”, tha vëllai.
/a.r