Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 9-vjetorin e lëvizjes së lirë, ditën e liberalizimit të vizave me një videomesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve.
Basha thotë se para 9 vitesh si Ministër i Brendshëm i asaj kohe ka shoqëruar grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në BE.
Ai premton se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar dëshirën për Shqipërinë anëtare të BE.
“Të dashur bashkëqytetarë! Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ju uroj një të diel të mbarë!”, shprehet Basha.
/a.r