Ditën e djeshme, Lulzim Basha ka nxjerrë një kronikë në faqen zyrtare të Partisë Demokratike ku tre qytetarë shprehen se institucionet shtetërore nuk u janë gjendur pranë dhe nuk i kanë ndihmuar pas tërmetit.
Burime të besueshme nga terreni bëjnë me dije se tre banorët, të zonës së Manzës, që janë prononcuar për Partinë Demokratike nuk kanë thënë të vërtetën.
Qytetari i parë që prononcohet në videon e PD-së nuk ka pasur fare shtëpi, megjithatë grupet e terrenit e kanë pajisur me tre çadra dhe ndihma në mënyrë permanente.
Dy të prononcuarit e tjerë janë vëllezërit Matranxhi, banesat e të cilëve nuk kanë asnjë dëmtim (Hamallaj). Kjo faktohet nga fotot e bëra prej grupeve të inspektimit të cilat po i publikojmë më poshtë.
Pyetjet që dalin natyrshëm nga ky nga keto fakte janë: Përse Lulzim Basha nxjerr banorë të cilët nuk kanë asnjë problem dhe a i detyron ai të gënjejnë?
A i ka paguar Lulzim Basha këta banorë që të mos thonë të vërtetën e tyre apo janë militantë që ai i përdor për të bërë politikë?
Përse gënjejnë banorët në fjalë?
Më shumë se kushdo tjetër përgjigjen e këtyre tre pyetjeve e di Lulzim Basha dhe këta tre banorë. /e.s/