Liverpool nuk di të ndalet në Premier League, pasi sot skuadra e Kloop në ndeshjen e parë hapëse të javës së 17 ka marrë fitoren e tetë radhazi në kampionat. ‘The Reds’ kanë mposhtur në ‘Anfield’ me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Norëich, e cila renditet e fundit në klasifikim.
Të dy golat e takimit u realizuan nga Mohamed Salah që finalizoi në dy fraksione të ndryshme të lojës. Fillimisht egjiptiani zhbllokoi shifrat në minutën e 38 pas një inkursioni të skuadrës së Liverpool. Më pas goli i dytë do të vinte në limitet e kohës së rregullt me Salah që me finte gjeti rrugën e rrjetës.
Pas 17 ndeshjesh Liverpool udhëheq ‘Premier League’ me 49 pikë, ndërsa ndjek Leicester me 11 pikë më pak, por që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /e.s/