Gazetari Roland Qafoku, ka reaguar pas eksitimit online, me një monolog të Adi Krastës, i cili ka vendosur ta vijojë emisionin e tij në Kosovë tek Berat Buzhala.
“Mund të quhet fjalim, ligjërim, monolog, One man show, e gjithëfarësoj, por aman për atë Zot mos e quani gazetari.
Të paktën ju kolegë gazetarë.
Ju për të cilët terreni ka qenë zyra juaj dhe e dini me djersë se çdo të thotë gazetari.
Gazetaria nuk është se si flet në ekran, por çfarë raporton, si raporton, si shkruan dhe çfarë shkruan, si investigon dhe si analizon.
Mos u kompleksoni nga yjet e netëve të gjata. Në rastin në fjalë nuk e kam fare fjalën për qendrimin politik. Kjo është komplet një gjë tjetër.
Vetëm për gazetarinë, profesionin më të bukur në botë siç thoshte Markerzi.
Dhe mjeshtri nuk e kishte kultivuar duke mbajtur fjalime. Pikë”, shkruan Qafoku.
Gjatë emisonit të tij ditën e djeshme ku kishte të ftuar kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj në monologun e tij Adi Krasta thotë se Shqipëria do të ketë një fund të trishtë, nëse njerëzit nuk reagojnë.
g.kosovari