Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Përparim të Elbasanit. Sipas mediave informative, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur viktimë Andi Zylifi , 23-vjeç. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i ri tjetër.
Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në këmbë.
Ndërkohë policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj si dhe për kapjen e autorëve. /e.s/