Në zonën e Institutit Bujqësor është shembur godina e parë nga dhjetë që janë planifikuar në total. Godina 3-katëshe ku banonin familjarë që pas viteve ’90 u dëmtua nga tërmeti duke u bërë e pabanueshme.
Shembja e godinës është bërë me shpërthim të kontrolluar. Nga dhjetë godinat që do të shemben, tetë banoheshin nga familjarë, ndërsa vetëm dy prej tyre nga studentë.
Familjarët që banonin në këto godina kanë përfituar nga bonusi i qirasë për një vit nga Bashkia.
Në zonën ku do të hidhen godinat do të ndërtohet një kampus universitar. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj. /e.s/