Presidenti Ilir Meta dekreton Arben Ahmetajn si Ministër i Rindërtimit.
Kryeministri Edi Rama u detyrua të shtojë në kabinetin e tij një ministri të re pas tërmetit të 26 nëntorit.
Meta ka firmosur propozimin e kryeministrit Rama, i cili vendosi ditën e sotme të rikthejë në kabinetin qeveritar ish-kreun e financave shqiptare, aktualisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.
Më herët kryeministri Rama ka publikuar vendimin e tij për Arben Ahmetajn, duke thënë se: “Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”.
g.kosovari