Dje dosja në ngarkim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, u dërgua në Gjykatën e Tiranës për gjykim.
Dy nga tre prokurorët e çështjes, Gjergj Tako dhe Ervin Karanxha, lanë në fuqi vetëm akuzën për “falsifikim dokumentesh” duke rrëzuar akuzën për “pastrim parash” me arsyetimin se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lobisti Nik Muzin ishte penduar për çështjen dhe kishte kërkuar garanci që mos merrej në pyetje në Shqipëri për të folur.
Për këtë çështje ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili shkruan se heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulezim Basha vetëm me akuzën si fallsifikator.
Sipas Ballës gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale.
“Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulëzim Basha vetëm me akuzën si fallsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale.Kush është burimi i L.Basha për 500 mijë💵 & si u transferuan ato?“, shkruan Balla në rrjetin social “Facebook”.
g.kosovari