Aurel Lala, vogëlushi 7-vjeçar që i shpëtoi mrekullisht kastrofës së tërmetit të 26 nëntorit duke u hedhur nga kati i tretë ku jetonte në Thumanë tashmë është akomoduar në një banesë në Kamëz së bashku me familjen.
Rama ishte kujdesur që idhullin e tij Cristiano Ronaldo me të cilin u takua në Itali dhe mori edhe një bluzë dhuratë t’ia sillte në dhomën ë tij.
Kryeministri i premtoi gjithashti se do ta shoqëronte në ditën e parë të shkollës.
Aurel Lala humbi motrën nga tërmeti, ndërsa e ëma u lëndua lehtë. Ndërkohë babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. /e.s/