Trendi u pa që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Rradhë të gjata në të gjitha pikat e shitjes me tifozë që nxitonin për të siguruar një biletë për derbin e madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana, që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.
Në njoftimin e parë të klubit të kuq, konfirmohej se në 4 orët e para ishin shitur 7 mijë bileta, ndërsa pas një komunikimi të radhës, mësohet se Partizani ka shitur të paktën 80% e vendeve të “Air Albania Stadium”, ose rret 17 mijë vende!
Kujtojmë që Partizani si organizator ka mbajtur të mbyllur një nga tribunat këndore të stadiumit për arsye sigurie. /e.s/