Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë gjatë një sherri.
Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytet.
Një i ri dyshohet se është plagosur me sende të forta në një lokal.
Mësohet se i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka pësuar dëmtime në kokë.
Dyshohet se personi i gjymtuar është gjuajtur me sende të forta në një nga baret e qytetit jug-lindor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj.
/a.r